Dea Tahiri, 11 muajshe, ka pësuar djegie të shkallës së tretë, ka nevojë për ndihmë. Është vetëm 11 muajshe. Por, kjo vajzë me emrin Dea Tahiri ka pësuar një fatkeqësi të madhe.
Kjo foshnje ka pësuar djegie të shkallës së tretë, kur mbi të ka rënë ujë i nxehtë. Pacientja po trajtohet në Klinikën Intensive të Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Shefi i këtij reparti, Shaqir Uka, tregon për gjendjen e kësaj paciente. Për shkak të gjendjes së rëndë, Uka thotë se pacientja po mbahet në gjumë me barëra.
Në Kosovë ende nuk ka qendër të veçantë ku bëhet trajtimi i pacientëve vetëm me djegie. Ndërkohë, prindërit e vogëlushes prapa kamerës, kanë thënë se nuk dihet ende saktësisht sa kushton trajtimi i vajzës jashtë vendit.
Por, u është thënë se një i tillë është tejet i kushtueshëm. Për të ndihmuar Dea Tahirin është bërë publik ky numër i telefonit dhe llogarisë bankare./T7
Tel: +38346147331
Ll.B: 1501070002065495.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...