Juventusi ka vendosur për të ardhmen e Gonzalo Higuain

Juventus' Gonzalo Higuain jubilates after scoring the goal during the Italian Serie A soccer match Juventus FC vs ACF Fiorentina at Juventus Stadium in Turin, Italy, 20 August 2016. ANSA/ALESSANDRO DI MARCO

19:20 | 10 Korrik 2019
Arbresh Info

Gonzalo Higuain ka arritur në Torino sot (e mërkurë) për të kryer testet mjekësore në objektin J-Medical para sezonit të ri.

Sulmuesi argjentinas është pritur me shumë ngrohtësi nga tifozët e “Zonjës së Vjetër” dhe dukej shumë i lumtur me rikthimin e tij në klub, transmeton portali arbresh.info.

Por, rikthimi i tij duket se nuk do të zgjas për një kohë të gjatë.

Bazuar në një raport së fundmi nga Sky Sports, klubi ka vendosur për të shitur sulmuesin për shkak se lojtari nuk është pjesë e projektit të tyre teknik.

Paratici prandaj synon të bëjë arrijë një marrëveshje në lidhje me argjentinasin ndërkohë që AS Roma supozohet të jetë e interesuar në shërbimet e tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale