Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksander Vulin, ka reaguar ashpër pasi autoritetet kosovare i kanë ndaluar atij futjen brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Përgjatë një vizite në Nish, derisa ka folur për gazetarët, Vulin ka sulmuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajn, se është një ‘gënjeshtar, shkruan telegraf.rs,
Këto akuza drejtuar kryeministrit Haradinaj, ai i ka bërë pasi që kreu i Qeverisë së Kosovës i kishte thënë kryeministres serbe në Poznan se nuk ishte e vërtetë që Kosova ua ka ndaluar hyrjen zyrtarëve të Serbisë.
Vulin thotë se qëndrime të tilla të Kosovës tregojnë se ata nuk i dëshirojnë serbët brenda territorit të tyre.
“Ramush Haradinaj dhe qeveria e tij edhe një herë kanë treguar se ata janë gënjeshtar, dhe që nuk dëshirojnë serbët në territorin e tyre”, ka thënë Vulin para gazetarëve.
Megjithatë Vulin thotë se kjo nuk është gënjeshtra më e madhe e thënë nga pala kosovare, duke përmendur premtimin e presidentit Hashim Thaçi për implementimin e marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Në fund ai i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagojnë për këto shkelje që Prishtina po ua bën marrëveshjeve të Brukselit.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...