Lëvizja për Drejtësi vizitoi Alternativën në Shkup

13:00 | 10 Korrik 2019
Arbresh Info

Kryesia e Lëvizjes për Drejtësi vizitoi Partinë Alternativa në Shkup

Në kuadër të vizitave me partit simotër jashtë vendit, Lëvizja për Drejtësi vizitoi Alternativën në Shkup. Delegacioni i Lëvizjes për Drejtësi i përbërë nga kryetari, Sylejman Çerkezi, nënkryetari Beni Kizolli dhe anëtarët e kryesisë Fitim Bajrami dhe Xhevat Shurdhaj u pritën nga Kryetari i Alternativës Afrim Gashi, Deputeti i Alternativës në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut Nexhmedin Karimani dhe sekretari i përgjithshëm i Alternativës Skender Rexhepi-Zejdi.

“Kryetari Çerkezi, u falenderu për pritjen dhe i njoftoi rreth organizimit dhe shtrirjes së Lëvizjes. Njëkohësisht z.Gashi, falënderoi për vizitën dhe theksoi rendësin e vizitave të nivelit të tillë,” është theksuar ne njoftimin e bërë nga faqja kryesore e LD-së.

 

Shpërndaje në rrjete sociale