Rep-artisti i njohur kosovar, Ledri Vula sot feston ditëlindjen. Këngëtari shumë i pëlqyer nga publiku sot i mbushi 33 vjet.
Në datën e lindjes, Ledri sot pritet të marrë urime të shumta nga familjarë, miq, kolegë e fansa të shumtë.
Ledri Vula është lindur më 10 korrik të vitit 1986. Ai e ka shfaqur talentin qysh në rini, këngët e të cilit janë pëlqyer shumë nga të rinjtë, duke u bërë shumë shpejt reperi më i favorizuar në mbarë trojet shqiptare. Ai edhe sot shënon suksese të shumta.
Këngët e tij, janë ato që po mbajnë primatin e hiteve, si “Kings”, “1 Janari”, “100 Probleme”, bashkëpunimi “Mike” me Elvana Gjatën e John Shahu, pastaj “Princess Diana” me Lyrical Son etj, shkruan rtv21.tv. Pastaj, janë edhe projektet e publikuara këtë vit, të cilat janë shndërruar në hite, si: “Menemadhe” në bashkëpunim me Lyrical Sonin dhe Mc Kreshën, “Kiss Kiss” në bashkëpunim me Lumi B, si dhe projekti i fundit i publikuar para tri ditësh, “MEM”, i cili deri tani ka rreth 2 milionë klikime në Youtube.
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...