Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka vendosur të përfshihet në debatin rreth mocionit që po pritet të iniciohet nga partitë opozitare.
Ka pasur shumë deklarata kohëve të fundit rreth asaj se kur pritet të iniciohet mocioni. Deputetë të shumtë të opozitës kanë deklaruar se ka shumë gjasa që mocioni të hidhet në votim pasi që tani më Kuvendi është në pushim veror.
Isufi në një debat në RTV Dukagjini ka demantuar këto deklarata.
“Gjasat janë që qeveria të përfundojë mandatin me këtë përbërje”, ka thënë ai.
Opozita nuk ka mundur të hedhë në votim mocionin para pushimit përkundër këmbënguljes së Lëvizjes Vetëvendosje për këtë gjë. Partia tjetër më e madhe opozitare për momentin është në procesin e zgjedhjeve të brendshme dhe ka deklaruar se nuk do hedhin mocion për votim në Kuvend deri sa të jenë të sigurt që do kenë 61 votat e nevojshme për rrëzimin e qeverisë./Gazeta Express/
“I kam lutur ambasadorët që ta kursejnë Gjykatën Kushtetuese...
Mbetet e bllokuar rruga Pejë-Kullë-Rozhajë
Presidenti Trump kërcënon Iranin: Do shkatërrojmë fushën e g...
E rëndë: Ky është 34-vjeçari që u godit për vdekje nga vetur...
Rutte: Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet
Albin Kurti mbledh sot kabinetin qeveritar, 17 pika në rend ...