Projekt vendimi përcakton afatin kohor prej 3 muajsh hetime si dhe anëtarët, të cilët akoma nuk janë caktuar zyrtarisht.
Siç bëhet e ditur ky hetim ka për qëllim njohjen si dhe verifikimin e mënyrës së ushtrimit të kompetencave nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në përputhje me parimet kushtetuese si parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve, shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale, si dhe nxjerrjen e përgjegjësisë konkrete institucionale.
Njoftimi
KUVENDI
PROJEKT-VENDIM
Nr. ________/2019
“PËR
NGRITJEN E KOMISIONIT HETIMOR TË KUVENDIT PËR KONTROLLIN E
LIGJSHMËRISË SË VEPRIMEVE TË KRYERA NGA ANA E PRESIDENTIT TË
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KUADËR TË USHTRIMIT TË
KOMPETENCAVE TË TIJ LIDHUR ME ZHVILLIMIN E ZGJEDHJEVE PËR
ORGANET E QEVERISJES VENDORE”
Në mbështetje të nenit 7 dhe 78 të Kushtetutës, të nenit 3, pika 3, nenit 5, pika 2, nenit
8 pika 1 të ligjit nr. 8891, datë 2.5.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve
hetimore të Kuvendit”, si dhe të neneve 55 dhe 112, pika 3 të Rregullores së Kuvendit, me
propozimin e komisionit të Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të
Njeriut, bazuar në kërkesën e 55 deputetëve për shkarkimin e Presidentit të Republikës,
K U V E N D I
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I:
1. Ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për shqyrtimin e kërkesës së një grupi
deputetësh, për të kontrolluar ligjshmërinë e veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të
Republikës së Shqipërisë në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e
zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.
2. Ky hetim ka për qëllim njohjen si dhe verifikimin e mënyrës së ushtrimit të
kompetencave nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë lidhur me zhvillimin e
zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në përputhje me parimet kushtetuese si parimi i
ndarjes dhe balancimit të pushteteve, shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale, si
dhe nxjerrjen e përgjegjësisë konkrete institucionale.
3. Objekt i punës së komisionit hetimor është:
a) Verifikimi i procedurave të ndjekura nga ana e Presidentit të Republikës së
Shqipërisë gjatë ushtrimit të kompetencave të lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e
qeverisjes vendore;
b) Hartimi i akteve si dhe efektet e tyre juridike në raport me kompetencat e
Presidentit të Republikës së Shqipërisë;
c) Pasojat e këtyre akteve në raport me institucionet e tjera të Republikës së
Shqipërisë si, Kuvendi, Këshilli i Ministrave Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, apo Gjykatat.
ç) Sjellja dhe qëndrime të caktuara të Presidentit të Republikës në raport me rolin dhe
pozitën e tij kushtetuese.
4. Komisioni hetimor parlamentar përbehet nga 11 deputetë, si më poshtë:
1.________________________________________ Kryetar
2.________________________________________ Zëvendëskryetar
3.________________________________________ Anëtar
4.________________________________________ Anëtar
5_________________________________________ Anëtar
6.________________________________________ Anëtar
7.________________________________________ Anëtar
8.________________________________________ Anëtar
9.________________________________________ Anëtar
10._______________________________________ Anëtar
11._______________________________________ Anëtar
5. Komisioni hetimor, i ngritur sipas këtij vendimi, bashkë me raportin përfundimtar i
paraqet Kuvendit në mënyrë të arsyetuar nëse ekzistojnë shkaqet për shkarkimin e
Presidentit të Republikës.
6. Komisioni e ushtron veprimtarinë e tij për një afat 3-mujor nga hyrja në fuqi e këtij
vendimi.
7.Ngarkohen Kryetari i Kuvendit që menjëherë të caktojë mjediset dhe mjetet e punës
së komisionit, si dhe personelin e nevojshëm, duke vënë në dispozicion edhe ekspertë juriste.
8.Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit që të marrë masa për zbatimin e
vendimit të Kuvendit dhe të urdhrave të Kryetarit të Kuvendit, për mbarëvajtjen e punës së
komisionit, si dhe krijimin e kushteve të nevojshme logjistike për veprimtarinë normale te tij.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Miratuar më______/______/2019
KRYETARI
GRAMOZ RUÇI./tch/
“Pastrimi” publikon pamje të qytetarëve që hedhin mbeturina ...
“Memories” e Gjestit emocionon Londrimin
Shtatë ankesa në PZAP lidhur me rezultatin përfundimtar të z...
FSK realizon kursin “Combat Life Saver” për kujdes mjekësor ...
“Janë të reja për ty”, “Nuk më ke parë në aksion”- Dalin bis...
“S’je mirë nga mendtë”, Hygerta e ashpër me Albën