Ish-zëvendëskryeministri i Turqisë dhe një nga figurat kryesore të Partisë qeverisëse të Drejtësisë dhe Zhvillimit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u larguan nga partia.
Ali Babacan, sipas AP, me këtë hap paralajmëroi synimet për të formuar një parti politike rivale.
Babacan, i cili ishte gjithashtu ministër i Ekonomisë dhe Punëve të Jashtme, njoftoi se po largohej nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim për shkak të mosmarrëveshjeve të thella mbi “parimet, vlerat dhe idetë”.
AP transmeton se Babacan planifikon të krijojë një parti së bashku me ish-presidentin Abdullah Gul dhe me të tjerët që janë të pakënaqur me sundimin e Erdoganit.
Po ashtu, thuhet se ish-kryeministri Ahmet Davutoglu synon të krijojë një parti.
“Nevoja për të nisur një përpjekje të re për të tashmen dhe të ardhmen e Turqisë është bërë e pashmangshme,” porositi Babacan.
Arbeloa para ndeshjes me Man Cityn: Duhet nivel edhe më i la...
Izraeli thotë se ka nisur operacione tokësore në Liban
Lëndohet rëndë një punëtor në Gjilan, u rrëzua nga një lartë...
Rüdiger: Nëse do ta fitosh Championsin, duhet të përballesh ...
Dubravka: Kosova ka ekip të mirë dhe lojtarë kualitativë, kë...
Tahiri viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: E vërteta do të d...