Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar një vizitë në Kosovë kah fundi i këtij viti.
Këto komente, Vuçiqi i bëri gjatë një konference me gazetarë pasi priti në takim një grup fëmijësh serbë nga veriu i Kosovës.
“Kur do të shkoj në Kosovë? Në shtator ose tetor, kur do të mund të tregojmë se çfarë kemi bërë me programin për investime për Kosovën, ndërsa deri atëherë do të jemi në gjendje t’i furnizojmë njerëzit, t’i mbushim raftet dhe të garantojmë mbijetesën e tyre”, tha Vuçiqi kur u pyet nëse do të vizitojë Kosovën, raporton agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.
Presidenti serb shtoi se do të donte që kjo vizitë të ndodhë në shtator, por, siç tha ai, “do të jetë në shtator ose në tetor”, transmeton Koha.net.
Ai po ashtu tha se këto dy ditët e ardhshme, Serbia do t’ia dalë që t’i mbushë dyqanet ushqimore në Kosovë.Sipas tij, kjo s’është gjithmonë e lehtë dhe e thjeshtë, por tha se beson që Serbia do të sigurojë, jo vetëm që “populli ynë të mos jetë i uritur, por të ketë edhe jetë normale”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...