Festivali i Eurovisionit nuk do të zhvillohet vitin e ardhshëm në kryeqytetin e Holandës.
Kësisoj, është hapur gara mes pesë qyteteve të tjera. Kryebashkiakja e Amsterdamit, Femke Halsema deklaroi se kryeqyteti holandez nuk do ta organizojë eventin pasi arena “Ziggo Dome”, ku ishte programuar të zhvillohej festivali, është i prenotuar dhe nuk lirohet dot të paktën as tetë javë para Eurovisionit.
Qytetet që do të garojnë për Eurovisionin janë Rotterdam, Utrecht, Den Bosch, Arnhem dhe Maastricht. Ai që do të fitojë, do të njoftohet në muajin gusht. Risjellim në vëmendje se Holanda doli në vend të parë në Eurovision 2019, nën përfaqësimin e këngëtarit Duncan Laurence.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...