Mohamed Salah do ta fitoj Topin e Artë këtë vit në rast se i siguron Egjiptit trofeun në Kupën e Kombeve në Afrikë.
Kjo është pikëpamja e trajneri ndërkombëtar të yllit të Liverpoolit – Javier Aguirres, transmeton portali arbresh.info.
27-vjeçari është aktualisht në detyrë te skuadra kombëtare me qëllimin për të udhëhequr skuadrën e tij drejtë një trofeu kontinental pasi tashmë ka siguruar trofeun e madh evropian me “Redsat”.
Salah ka shënuar dy gola brenda tri ndeshjeve në grup duke marrë pikë maksimale në grupin ku bëjnë pjesë Uganda, DR Kongo dhe Zimbabve.
Duke folur të premten në një konferencë për shtyp, Aguirre deklaroi se nëse Salah mund t’i siguroj skuadrës egjiptiane titullin e parë që nga viti 2010 dhe të tetin në përgjithësi, atëherë çmimi më i madh individual në botën e futbollit i takon atij.
“E shoh atë që ka pasur probleme dhe shumë vështirësi për të fituar Topin e Artë. Pse jo? Ai është një fitues i Ligës së Kampionëve me Liverpoolin”, ka thënë ai për Cadena Sur.
“Nëse mund t’i siguroj Egjiptit Kupën e Kombeve të Afrikës, askush nuk mund ta mbaj atë larg Topit të Artë”, shtoi ai./arbresh.info/
FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat...
KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektr...
Kërkohet ndihmë për gjetjen e një gruaje në Lipjan
Trevon Allen ndahet me Golden Eagle Yllin
E kryer, Kristjan Asllani kalon në formë huazimi tek Besikta...
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...