Shtatë persona e kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri në ujërat e Ishujve Bahamas, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në helikopter ndodheshin shtatë shtetas amerikanë të cilët po udhëtonin drejt Floridas, tha policia e Bahameve, duke shtuar se helikopteri ka humbur nga radari një kohë të shkurtër pas ngritjes nga ishulli Grand Cay.
Zyrtarët dhe popullata lokale kanë lokalizuar vendin ku ka rënë helikopteri, rreth 3 kilometra larg brigjeve të ishullit.
Policia njoftoi se katër femra dhe tre meshkuj kanë pësuar si pasojë e aksidentit.
Shkaqet e tragjedisë ende mbeten të panjohura ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetim lidhur me rastin.
Ndërkohë, gazeta “The Register-Herald” nga West Virginia në SHBA, raportoi se në mesin e të vdekurve gjendet edhe biznesmeni Chris Cline, të cilin e ka përshkruar si “sipërmarrës miliarder në sektorin e xehetarisë”, “mbret i thëngjillit” dhe “filantrop”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...