Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim edhe me palët e tjera që ndërlidhen me këtë proces, kanë bërë parapërgatitjet për fillimin dhe realizimin e fushatës së korrje shirjeve për vitin 2019.
Me qëllim të koordinimit sa më të mirë të punëve, përfaqësuesit e MBPZHR-së kanë mbajtur takimin e përbashkët me përfaqësues të Drejtorive Komunale për Bujqësi, të Shoqatës së Prodhuesve të Grurit dhe përfaqësuesve të Shoqatës së Mullisëve.
Gjatë këtij takimi palët e përfshira në këtë proces janë pajtuar që të mos fillohet me korrje shirjet para pjekjes se plotë të grurit, e krahas kësaj edhe Drejtoritë Komunale për Bujqësi të raportojnë në MBPZHR, gjegjësisht të komisioni qendror për monitorimin e korrje shirjeve për vitin 2019, një herë brenda javës lidhur me ecurinë e korrje shirjeve në komunat e tyre.
Me këtë rast, bazuar në çmimin aktual të derivateve të naftës, pjesëve rezervë të autokombajnave, si dhe gjendjes së zhvillimit të grunajave, MBPZHR, përfaqësuesit e DKB-ve, përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Grurit dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Mullisëve, kanë propozuar që çmimi real i korrje shirjeve për vitin 2019 do të ishte 100 euro për hektarë (nënkuptohet se çmimi i korrje shirjeve caktohet me marrëveshjen në mes të fermerëve dhe autokombajnerve).
Ndryshe, në gjithë territorin e Kosovës, sivjet më kulturën e grurit janë të mbjellë 50 mijë hektarë, ndërsa MBPZHR-ja i mbështetë kultivuesit e grurit dhe farës së grurit përmes pagesave direkte./arbresh.info
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman, humb jetën 65-vjeçar...
Malisheva blindon pozitën e tretë pas fitores me Gjilanin
Llapi “fundos” Prishtinën e Re në përballjen dir...
Drita fiton derbin me Prishtinën dhe marshon drejt titullit ...