Në datën 21 shtator çifti i njohur i showbizit Blero Muharremi dhe Afrona Dika do ti japin fund beqarisë në një ceremoni që do të zhvillohet në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.
Në dasmë do të ketë 600 të ftuar mes tyre personazhe të njohur VIP.
Çifti prej kohësh ka filluar me përgatitjet e dasmës dhe Afrona pak kohë më parë bëri edhe festën e beqarisë në Mikonos të Greqisë.
Ndërkohë, ‘Panorama Plus’ ka zbuluar së fundmi më shumë detaje për dasmën madhështore, por edhe për planet që çifti ka pas martesës.
Sipas tyre, në dasmën e Afronës dhe Bleros do të këndojnë tre nga këngëtarët më të njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, Ramadan Krasniqi dhe Shkëlzen Jetishi.
Ndërkohë që burime pranë çiftit kanë treguar gjithashtu se Blero ka planifikuar me Afronën sjelljen në jetë të një fëmije, si dhe një marrëdhënie pa shumë kontroll në çift, duke respektuar hapësirat e njëri tjetrit.
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...