Zonja e Parë e SHBA Mishele Obama ka nisur një fushatë sensibilizuese për 62 milionë vajza për një jetë më të mirë e cila do të prekë dhe Shqipërinë. Nëse vajzave nuk u jepet mundësia për të arritur potencialin e tyre e gjithë bota humbet prej kësaj, Ka qenë kjo motoja e fushatës e iniciuar nga Mishele Obama gjatë Festivalit Global Citizen 2015 të mbajtur në Parkun Qëndror të Neë Yorkut .
Zonja e Parë shoqërohet në këtë fushatë nga Beyonce, Malala, Bono dhe disa personalitete të tjera të botës së artit.Fushata është mbarë botërore por në vitin e parë do të përfshije 11 vende si Shqipëria , Benin, Burkina Faso, Kamboxhia, Gjeorgjia, Gana, Moldavia, Mongolia, Mozambimku. Togo dhe Uganda.
Sipas USAID më shumë se 62 milionë vajza , gjysma e të cilave adoleshente u mohohet e drejta për edukim . Po sipas Usaid mungesa e edukimit zvogëlon mundësitë ekonomike të tyre duke I bërë ato më vulnerabël ndaj HIV AIDS , martesave me forcë dhe në moshë të vogël apo dhe formave të tjera të dhunës.
Fushata inkurajon këdo për të postuar fotot e tyre në Instagram dhe Twitter shoqëruar me mesazhin se cfarë kanë mësuar në shkollë, gjë të cilën shumë vajza në botë nuk e kanë mundësi. Fushata shoqërohet me nje foto të Mishele Obama në twitter me mesazhin “Në shkollë kam mësuar të flas për veten , 62 milionë vajza nuk e kanë këtë mundësi”.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...