Avokati Tomë Gashi ka folur rreth aktakuzës ndaj Fatmir Limajt ish-ministër i Transportit dhe katër të akuzuarve të tjerë në rastin “MTPT”, duke potencuar se aktakuza ndaj Limajt mund të jetë rrjedhojë e ndikimit politik të zyrtarëve të lartë kosovar në misionet e huaja, ndërsa ka thënë se mendon që do të ishte mirë që vetë Hashim Thaçi të ftohej si dëshmitar.
Ai në emisionin Info Magazine në Klan Kosova tha se gjithmonë ka qenë qëllimi i diskreditimit të Fatmir Limajt si personalitet.
“Njerëz të fuqishëm brenda politikës kosovare kanë ndikim edhe në misionet ndërkombëtare. Janë: Adem Grabovci, Bajrush Xhemajli, Adem Salihaj, të gjithë dëshmitar të prokurorisë”.
“Ata janë të ftuar nga ana e prokurorisë, por Fatmir Limaj ka drejtë ta thërrasë të dëshmojë edhe ish kryeministrin, Hashim Thaçi, të dëshmojë mbi këtë rast”.
“Është mirë të ftohet vetë Hashim Thaçi që të tregojë se si ka ardhur deri te kjo listë e mesazheve që mendohet të jenë të falsifikuara”, tha Gashi.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...