Trupi i pajetë i futbollistes kosovare Florijana Ismaili është gjetur vetëm disa ditë pas përmbytjes së saj në liqenin Como në Itali.
24-vjeçarja ishte deklaruar e zhdukur të shtunën pas kërcimit nga barka duke u mos shfaqur më në sipërfaqe, shkruan portali arbresh.info.
Shërbimet e shpëtimit në Itali kanë nxjerrë pasditen e së martës (2 korrik) trupin e saj në një thellësi prej 204 metrave.
Në mesin e shumë figurave sportive, Shkodran Mustafi ka reaguar gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje tragjike.
“Pusho në paqe, Zoti xhenetin inshallah”, ka shkruar mbrojtësi i Arsenalit në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Twitter.
24-vjeçarja ishte pjesë e skuadrës kombëtare të Zvicrës dhe klubit BSC Young Boys./arbresh.info/
https://twitter.com/MustafiOfficial/status/1146348350939246592
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...