Ministria e Punëve të Brendshme të Malit të Zi njoftoi të martën se të gjithë turistët të cilët me ardhjen në Mal të Zi në roming përdorin rrjetet malazeze të operatorëve celular Telekomi Malazez dhe Telenor do të marrin mesazhin, në gjuhën malazeze dhe angleze, e cila do ti informojë për funksionimin e numrit 112.
Teksti i mesazhit, i përkthyer në gjuhën shqipe është: “Mirë se vini në Mal të Zi! Në rast të situatës urgjente, thirrni 112”.
Numri 112 është i vetmi për thirrjet në situata urgjente i cili është i qasshëm në të gjithë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe është përcaktuar në mënyrë që përmes numrit unik ti mundësohet qytetarëve të kenë qasje të gjithë shërbimeve urgjente në rast nevoje, transmeton gazeta express
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...