Kështu ka bërë të ditur asamblisti i Vetëvendosjes në ketë komunë, Fitim Muçolli përmes një postimi në Facebook.
Ai gjithashtu ka shtuar se arsimi në Llap është duke shkuar drejt degraditimit, shkruan arbresh.info.
“Arsimi në Llap në mëshirën e rrjedhave degraduese. Arsimi në Podujevë është në gjendje të rëndë. Edhe përkundër kësaj qeverisja e Llapit nuk po ndihmon avancimin por po degradon atë duke ndarë vetëm 7% të gjithë buxhetit për shtyllën më të rëndësishme të shoqërisë”, ka shtuar ai.
Mucolli ka shtuar se mësimdhënësit kanë nevojë për objekte të reja shkollore.
“Në asfalt dhe kanalizim është paraparë që vitin e ardhshëm të investohen 70% më shumë para sesa në arsim apo 5 milionë e 413 mijë me 534 mijë në arsim. Mësimdhënëseve llapjanë nuk u mjaftojnë mirënjohjet, ata kanë nevojë për objekte shkollore të reja, kabinete e laboratorë.”, ka shtuar ai.
“Investimi në arsim do të thotë kthim i parave në forma të tjera andaj të trajtohet me prioritet”, ka përfunduar Mucolli./arbresh.info/
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...
Deçani mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt