Këshilli Evropian propozoi Ministren gjermane të Mbrojtjes Ursula von der Leyen të bëhet presidente e Komisionit Evropian, Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk tha të martën.
Von der Leyen, e cila do të ishte presidentja e parë femër e Komisionit, nëse konfirmohet, do të marrë përsipër udhëheqjen në një kohë kur BE-ja po lufton me disa çështje, përfshirë daljen e planifikuar të Mbretërisë së Bashkuar nga blloku, transmeton portali arbresh.info.
— António Costa (@eucopresident) July 2, 2019
Emërimet për postet kryesore
Si pjesë e një pakete, nominimet përfshijnë:
Charles Michel për president të Këshillit Evropian. Aktualisht ai shërben si Kryeministër belg.
Christine Lagarde si presidente e Bankës Qendrore Evropiane. Ajo është ish ministre e financave të Francës e cila aktualisht shërben si drejtoreshë menaxhuese e FMN-së.
Josep Borrell Fontelles si Përfaqësues i Lartë për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë. Aktualisht ai shërben si ministër i jashtëm spanjoll./Arbresh.info/
I akuzuari për vrasjen në Hajvali: Vrasjen e kreu vëllai im ...
Kuvendi ratifikon amendamentin për programin IPA
Skemë mashtrimi në Everest/ 11 të arrestuar, dyshohet se hel...
Paralajmërimet e Trump, Tusk: Tërheqja e SHBA nga NATO, ëndr...
Nga një bisedë te një simbol i Kosovës: mesazhi emocionues i...
Begaj pas paralajmërimit për kërcënime: Institucionet e sigu...