Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të vizitojnë pa viza 123 vende të botës, tregon raporti për vitin 2019 i konsultës zvicerane “Henley and partners”.
Pasaporta e Maqedonisë sipas indeksit të “Henley and partners” është radhitur në vendin e 46 në botë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pasaporta më e fuqishme e vendeve të rajonit është e Greqisë, e cila është vendosur në vendin e gjashtë dhe me të pa viza mund të udhëtohet në 183 shtete.
Me pasaportën e Sllovenisë mund të udhëtohet pa viza në 179 vende, me të Bullgarisë në 168, të Kroacisë 167, të Serbisë 131, të Malit të Zi në 121, të Bosnjë e Hercegovinës në 116, të Shqipërisë në 113, ndërsa me të Turqisë në 110 vende.
Pasaportat më të fuqishme në botë i kanë Japonia dhe Singapori, me të cilat pa viza mund të udhëtohet në 189 vende të botës.
Ndërsa në fund të listës janë Siria, Iraku dhe Afganistani, qytetarët e të cilave mund të udhëtojnë pa viza vetëm në 20 vende.
Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...
Manchester City rikthehet te fitorja
Bisedimet trepalëshe në Abu Dabi përfunduan pa marrëveshje
Balluku: MIE, e anagazhuar në përmbylljen e kapitujve kyç të...
Falsifikimi i rezultateve/ Përfundojnë dy seanca ndaj komisi...
Trump paralajmëron Kanadanë: Nëse nënshkruan me Kinën, SHBA-...