Karateisti nga Kosova, Alvin Karaqi e ka mbyllur me fitore garimin në Lojërat Evropiane që po mbahen në Minsk të Bjellorusisë, por i ka kushtuar humbja nga ukrainasi në sekondën e fundit.
Alvin Karaqi e ka mbyllur me fitore garimin në Lojërat Evropiane Minsk 2019.
Garuesi ynë mposhti medalistin e bronztë të Evropës, malazezin, Nikola Malovic.
Pavarësisht fitores, humbja në sekondën e fundit nga ukrainasi nën-kampion i botës, Valerii Chobotov, në luftën e dytë, ia mohon kalimin në gjysmëfinale garuesit tonë.
Me dy humbje dhe një fitore, Karaqi përfundoi i treti në grupin B, të kategorisë deri në 84 kilogramë.
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...