Kampioni i Kosovës, Feronikeli ka arritur që të mposhtë me rezultat 2:1 skuadrën e Andorras, Santa Coloma.
Pjesa e parë përfundoj me rezultat 0:0.
Pjesa e dytë filloj keq për Feronikelin. Në minutën e 50-të, Ylli Hoxha u ndëshkua me karton të kuq.
Ndërsa në të 52-të ekipi i Santa Colomas kaloi në epërsi përmes golit të Sosas.
Por në të 59-të, Mevlan Zeka u gjend për mrekulli në zonën e Colomas duke barazuar rezultatin.
Ndërsa në të 87-të, Kastriot Rexha shfrytëzoi për mrekulli krosimin e Fazliut dhe e kaloj në epërsi ekipin nga Drenasi.
Pas kësaj fitoreje, Nikeli kalon në fazën e parë të kualifikimeve Ligës së Kampionëve dhe do të takohet me kampionin e Uellsit me shtatë korrik.

Platini: Komplot për të më larguar nga presidenca e FIFA-s
Hargreaves: Pavarësisht rezultateteve, bashkëpunimi i partiv...
Kapen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në kufirin e Kosovës
24% e votave të numëruara: TOP 5 më të votuarit nga secila p...
Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100
Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...