Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen e nipit të heroit Hysen Tërpeza.
Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se nipit të heroit Tërpeza i ka dhuruar flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës, pasi që familja Tërpeza ka kontribuar për të drejtën kombëtare.
“Në familjen e Ismet Zariqit, nip i Heroit të Kombit, Hysen Tërpeza. Familja atdhetare Tërpeza në çdo kohë ka kontribuar për të drejtën kombëtare. Si porosi të vazhdimit të traditës atdhetare, Ismetit ia dhurova flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës”, ka shkruar në Facebook, Haradinaj.

Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...