Deputeti Milaim Zeka ka bërë akuza të rënda ndaj Ministrisë së Mjedisit, duke thënë se kanë kërkuar ryshfet nga një biznesmen që donte të ndërtonte hotel në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.
Zeka megjithatë nuk ka treguar se kush saktësisht nga ministria ka kërkuar ryshfet apo në cilin mandat.
“Pse nuk po tregojnë që ministritë tona janë me e shkatërru biznesin privat, me e blloku investimin e mërgatës shqiptare këtu.Një biznesmen i quajtur Sabri Novosella, pronar i ‘Nanës Naile’ ka kërkuar me ndërtu një hotel ne Brezovicë me pesë yje, Ministria e Ambientit i ka kërkuar 800 mijë euro ryshfet, pastaj kanë ra në 600 mijë euro plus dy banesa në Prishtinë. I kanë thanë banesat në Prishtine e jo në Brezovicë sepse problem me i shitë”, tha Zeka.
Dikush nga deputetët e ka pyetur Zekën se nga kush iu ështe kërkuar ryshfeti.
Ndërsa deputeti Zeka iu përgjigj “le ta interviston prokuroria Sabri Novosellan”
Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj kërkoi informacione nëse Zeka e ka dorëzuar në prokurori këtë rast.
“Është akuzë e jashtëzakonshme kur nje deputet ne foltore thotë se Ministria e Ambientit i ka kërkuar 800 mije euro, e pastaj ka ra në 600 mijë euro. Andaj kërkova nga Zeka se a e ka denoncu personi rastin, ka e ke marrë Zeka informacionin, a e ke denoncuar rastin” tha Nitaj.
Ndërsa në replikën e tij deputeti Zeka tha që këtë informacion e ka marrë nga vet Sabri Novosella./Arbresh.info/
Armëpushimi SHBA-Iran/ Izraeli: Mbështesim vendimin e presid...
Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Prishtinë
Nga historia tek vizioni i së ardhmes/Edi Rama publikon vide...
Tentoi të udhëtonte me dokumente të rreme drejt Gjermanisë, ...
Detaje nga rasti tragjik në Skenderaj: Babai e gjeti djalin ...
Arrestohet një person në Prishtinë, tentoi sulm me kaçavidë ...