AAK kundër monopolit: Pal Lekaj nuk është krijues i kësaj situate

13:12 | 28 Qershor 2019
M. A.

Kuvendi i Kosovës është duke diskutuar për heqjen e monopolit lidhur me shërbimin e homologimit të veturave.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është kundër monopolit.

Këtë e ka bërë të ditur Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, duke thënë së përgjegjës për këtë gjendje nuk është Pal Lekaj.

Ai tha se përgjegjës të monopolit në homologimin e veturave janë të gjitha partitë që kanë që në pushtet që prej vitit 2008, e jo ministri Pal Lekaj.

 “U përmend këtu disa herë Pal Lekaj. Pal Lekaj nuk është krijues i kësaj situate, krijues të kësaj situate që nga viti 2008 janë partitë që kanë qenë në pushtet. Më së paku kanë të drejtë të flasin ata të cilët kanë ushtruar autoritetin ku kanë pasur përgjegjësi institucionale sikur ministri i Infrastrukturës dhe nuk i kanë bërë ndryshimet… Po ashtu në vitin 2017 ne patëm ligjin për automjete që në fakt i lejon ose i mundëson fushë veprimtarinë kësaj kompanie e cila ende më tutje është në angazhim”, deklaroi Isufi.

Deputeti vlerësoi se çmimet për shërbimet e homologimit janë më të larta se në disa vende të BE-së, për të cilat tha se duhet veprohet që të ndryshohet kjo gjendje.

Isufi duke thënë se AAK-ja është kundër monopolit, theksoi se nëse ka vullnet politik brenda një jave mund të bëhen ndryshimet ligjore që mos të bëhet propagandë në foltoren e Kuvendit./Arbersh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale