Ministrat e mbrojtjes së NATO-s të mbledhur sot në Bruksel po përgatiten për një shpërbërje të mundshme të marrëveshjes për mospërhapjen e armëve bërthamore që ka qenë një gurë themeli i ndërtimit të strategjisë Europiane të sigurisë në tre dekadat e fundit.
Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Ndërmjetme (INF), i nënshkruar nga SHBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik në vitin 1987, ndalon raketat në gjendje të mbajnë armë bërthamore me distancë nga 500 në 5500 kilometra.
Uashington, i mbështetur nga aleatit e tij në NATO, akuzon Moskën se është duke shkelur marrëveshjen me zhvillimin e sistemit të saj të raketave 9M729, të njohura nga NATO si SSC-8.
Uashingtoni i ka vendosur Rusisë afat deri më 2 gusht që të ndryshojë ose do të tërhiqet nga traktati.
Nga ana tjetër Moska ka hedhur poshtë akuzat dhe ka njoftuar qëllimin për të dalë nga marrëveshja.
Media britanike: Shqipëria, vendi evropian `më i mirë se Mal...
LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...
Mblidhen sot shtatë komisione parlamentare