Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sonte ka pasur një darkë pune me Ministren e Jashtme të Norvegjisë, Ine Marie Eriksen Søreide.
Presidenti Thaçi dhe kryediplomatja norvegjeze kanë folur për bashkëpunimin bilateral, për përkrahjen e Norvegjisë për Kosovën, si dhe për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.
“Kosova është e përkushtuar për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë. Është shumë i rëndësishëm vazhdimi i dialogut, por ky dialog duhet të rifillojë pa kushtëzime”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ndërsa, Ministrja e Jashtme e Norvegjisë, Ine Marie Eriksen Søreide, ka theksuar se Norvegjia përkrah përpjekjet për paqe e stabilitet në rajon.
“Norvegjia mbështet dialogun dhe përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë kryediplomatja norvegjeze.
Presidenti Thaçi ka shtuar se Kosova do që njëherë e përgjithmonë ta qartësojë raportin e saj si shtet me shtetin e Serbisë dhe mund të vihet deri tek një marrëveshje ligjërisht obligative, me garancat e nevojshme ndërkombëtare, por nevojitet më shumë vullnet, largpamësi dhe pragmatizëm politik.
Po zhvillonin gara, policia gjobitë ashpër dy të rinj në Fer...
Papa: Nuk është në interesin tim të debatoj me Trump
Kosova në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Bullgarisë
Përleshje mes tre personave në Ferizaj, policia sekuestron n...
Ngjarje e rëndë në Itali – Shqiptari vret ish-gruan, partner...
Armatimi i gjetur në Zubin Potok, Policia jep detaje se çfar...