Sipas rezultateve të para jozyrtare, Ekrem Imamoglu kryeson në votimet për bashkinë e Stambollit. Qendrat e votimeve janë mbyllur në orën 17:00, me orën lokale, dhe sipas mediave turke, kandidati i opozitës udhëheq me 53.72% të votave përballë ish-kryeministrit Binali Yildirim, i cili raportohet se ka siguruar 45.37% të votave.
Kjo diferencë, nëse konfirmohet në fund të numërimit të votave, është më e thellë se ajo e zgjedhjeve të para, që u anuluan nga gjykata.
Duket se Yildirim e ka pranuar humbjen në këto zgjedhje, pasi është shprehur për mediat: “Aktualisht, kundërshtari im është duke kryesuar. E përgëzoj dhe i uroj atij suksese.”
Pas 25 vitesh, që kur Rexhep Taip Erdogan u zgjodh kryebashkiak i Stambollit në vitin 1994, drejtimi i këtij qyteti do i takojë një force opozitare.
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve
Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Chelseat
Zhduken katër turistë italianë në Maldive, humb jetën edhe z...
Digjen 3 automjete në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qël...
Kurti në Mushtisht me pensionistët, premton reformë në siste...