Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Katrougalos thotë se ka pritur qëndrim më të qëndrueshëm të Evropës ndaj Maqedonisë së Veriut.
Ai në intervistën e tij për “Efimerida ton sindakton”, i komentoi vendimet e Këshillit të Ministrave të BE-së për vendin tonë.
“Ekziston rrezik i përgjithshëm për kredibilitetin e BE-së nëse thuhet se nuk i plotësohen vendimet ndaj vendeve siç janë Maqedonia e veriut që në mënyrë të plotë i përmbushën detyrat e tyre. Për këto arsye pritja qëndrim më të qëndrueshëm të Evropës për këtë vend. Por, edhe kështu, është e hapur rruga për nisjen e bisedimeve nga tetori”, thotë Katrougalos, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në raport me qëndrimet e opozitës nga të dy vendet, i pari i diplomacisë greke thotë se është pozitive që “Demokracia e Re” e pranon Marrëveshjen e Prespës dhe shton se është e rëndësishme që në konkluzionet e Këshillit për punë të përgjithshme është përfshirë edhe zbatimi i marrëveshjes.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...