20 qershori njihet si Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve.
Me rastin e kësaj dite shumë yje kanë dhënë dhe përçuar mesazhe domethënëse në mënyra të ndryshme.

Edhe ylli kosovar me famë botërore, Dua Lipa përmes llogarisë së saj të ‘Insatgram-it’ ka publikuar imazhe nga vizita e saj në Liban në kuadër të UNICEF.
Përkrah këtyre fotografive, Dua ka dhënë edhe një mesazh të fuqishëm për refugjatët atje.

“Në prill ishte me fat që të kisha përvojën më frymëzuese në Liban me Unicef. U takova me fëmijët dhe të rinjtë refugjatë dhe pashë për vete se sa të fortë dhe guximshëm janë ata duke u përshtatur me çdo rrethanë që ata e gjejnë veten për shkak të konfliktit. Kur numri i refugjatëve është kaq tronditës – vlerësohet rreth 70 milionë në mbarë botën – është e rëndësishme të kujtojmë se asnjë familje apo fëmijë nuk largohet nga shtëpia me dëshirë. Të gjithë fëmijët kanë nevojë për një vend të sigurt për të mësuar, për të luajtur dhe për të arritur potencialin e tyre të plotë. UNICEF po i mban fëmijët të sigurt dhe të mbrojtur dhe i ndihmon ata të jenë të qeshur. Në #DitënNdërkombëtarTëRefugjatëve, mesazhi im për refugjatët e rinj kudo është që tashmë jeni më të fortë se që mendoni se jeni. Ne jemi duke qëndruar pranë jush”, ishte mesazhi i Duas.
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...