Një shtetas shqiptar është arrestuar në Bari të Italisë, pasi është kapur me një kilogram hashash në makinën e tij. 36-vjeçari u vu në pranga dje nën akuzën e shpërndarjes së drogës, nga policia lokale e zonës Santeramo, pranë vendit ku banonte.
Droga u gjet në makinën e tij tip “Volkswagen Passat”, shkruajnë mediat italiane. Shqiptari u tradhtua nga gjendja e tij shumë nervoze, që bëri që forcat e policisë të bënin një kontroll më të detajuar në automjet.
Në pjesën e poshtme të sediljes së pasme të makinës, autoritetet italiane zbuluan 10 pako me hashash nga 100 gram secila. Policia gjeti edhe disa materiale të tjera që shërbenin për paketimin e lëndës narkotike, e që më pas u sekuestruan./Shekulli.al/.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...