Instituti Shtetëror i Statistikave të Italisë (ISTAT) bëri të ditur se niveli i lindjeve në vend ka regjistruar rënien më të shpejtë në 100 vitet e fundit dhe se tkurrja e popullsisë është parandaluar nga emigrantët.
Sipas të dhënave të publikuara nga ISTAT, numri i lindjeve në vend, i cili është në rënie që nga viti 2015, mund të krahasohet me nivelin e viteve 1917-1918, të shkaktuara nga epidemitë dhe Lufta e Parë Botërore.
Theksohet se emigrantët që kanë ardhur në vend gjatë 40 viteve të fundit kanë qenë faktori më i rëndësishëm në parandalimin e zvogëlimit të popullsisë.
Që nga janari i këtij viti, numri i emigrantëve që jetojnë në Itali arrin në 5,2 milionë dhe përbën 8,7 për qind të popullsisë së përgjithshme, ndërsa numri i emigrantëve të mitur në vend është mbi 1,3 milionë dhe se 75 për qind e tyre kanë lindur në Itali, përcjell Atsh.
Në raport, vihet në dukje se më shumë se gjysma e të rinjve mes moshës 20-34 vjeç (rreth 5.5 milionë) jetojnë me familjet e tyre. Në vend ka 2,2 milionë individë mbi 85 vjeç.
21 vjet burgim për Eduard Ibrahimin që vrau një të mitur
Genc Nimoni emërohet zëvendësministër i Drejtësisë
I kërkuan viktimës 100% kamatë mujore, kërkohet paraburgim p...
Osmani kujton grevën e minatorëve të Trepçës: Sakrifica e ty...
Vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë
Shpallet konkursi për rekrutimin e 320 ushtarëve të rinj në ...