Edhe këtë vit, Shkolla e Futbollit ‘Liridoni’ nga Podujeva do ta përfaqësojë vendin me stemë dhe flamur në turneun internacional në Salzburg të Austrisë, ku do të marin pjesë 20 skuadra nga 12 shtete të ndryshme.
Austria, Rumania, Gjermania, Italia, Slovakia, Slovenia, Çekia, Polonia, Kroacia e Bosnja janë shtetet që do të përfaqësohen nga ekipe e tyre bashkë me Liridonin nga Kosova me grupmoshën U-11.
Kjo shkollë futbolli e drejtuar nga trajnerët, Bahri Osmani e Fisnik Thaqi edhe në edicionet e kaluara ka treguar lojëra të mira dhe ka fituar respektin e të gjithëve, duke bërë që të jetë sërish pjesëmarrës. Madje, ekipi kosovar ndodhet në banerin reklamues të turneut, i cili nis me 21 qershor, njofton Llapi.info.
Ndërsa, siç mëson Llapi.info, pjesëmarrjen në këtë turne për ‘Liridonin’ e ka mundësuar Afrim Çunaku, i cili jeton në Salzburg.
Në këtë turne, lojtar kyç, Granit Musa do të ketë rast të prezantohet në Austri, e që Graniti është aktualisht ndër lojtarët më të mirë të gjeneratës së tij në Kosovë.

Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...