Apple po konsideron të lëvizë nga 15 deri në 30% të të gjithë prodhimit të iPhone nga Kina në vendet tjera dhe i ka kërkuar furnizuesve të tyre të mëdhenj të peshojnë kostot, thotë një raport.
Lëvizja u shkaktua nga tensionet tregtare të SHBA-Kinës, njoftoi të mërkurën Nikkei.
Kina kishte thënë në maj se do të impononte një taksë prej 25% të mallrave të SHBA në hakmarrje kundër planit të Presidentit Donald Trump për të rritur tarifat për produktet e importuara nga Kina.
Analistët kanë parashikuar që kostoja e iPhone do të rritet deri në 14% si rezultat i lëvizjes – edhe pse CEO i Apple, Tim Cook në qershor, tha se ai “nuk parashikon” që kjo të ndodhë.
“Kinezët nuk kanë vënë në shënjestër Apple dhe unë nuk parashikoj që kjo të ndodhë, të jem i sinqertë”, tha Cook.
“Unë shpresoj se kjo nuk do të ndodhë … e vërteta është, iPhone prodhohet gjithku. Dhe kështu, tarifa në iPhone do të dëmtonte të gjitha ato shtete.”
Duke cituar “disa njerëz”, Nikkei njoftoi të mërkurën se Apple dëshiron të mbështetet më pak në Kinë për telefonat e saj edhe nëse një tarifë tjetër kineze nuk i godet.
“Me ose pa raundin përfundimtar të tarifës 300 miliardë dollarëshe, Apple po ndjek trendin e madh [për të diversifikuar prodhimin],” tha një burim për Nikkei. /Telegrafi/
Trump: Irani do të “fshihet nga faqja e dheut” nëse godet an...
Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në Gjakovë
Përparim Rama: Po fillojmë bashkëpunimin me PDK-në në Prisht...
Peticioni për lirimin e çlirimtarëve, Gucati niset për në Ha...
Votohet me 58 vota pro raporti i PE-së për Shqipërinë
Casemiro e mbështet Neymarin: Nëse është në formë fizike, ai...