Zëvendësministri i Punëve të Brendshme (MPB), Selam Shkodra ka takuar sot drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, shkruan arbresh.info.
Përmes një postimi në Facebook, Shkodra ka bërë të ditur se gjatë takimit me të parin e policisë, është biseduar për situatën e sigurisë në vend dhe luftën kundër krimit të organizuar në veçanti.
“Sot takova drejtorin e përgjithshëm të policisë së Kosovës Rashit Çalaj ku bashkëbiseduam për situatën e sigurisë në vend dhe në veçanti për luftën kundër krimit të organizuar. E përgëzova drejtorin dhe policinë e vendit për aksionet e njëpasnjëshme në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe bashkëbiseduam për intensifikimin edhe më shumë të luftës kundër krimit të organizuar dhe të gjitha dukurive negative”, ka shkruar Shkodra.
Shkodra ka shtruar se Kosova dhe siguria e vendit janë të parat, andaj çdokush që guxon të sfidon rendin dhe ligjin nuk do të tolerohet ./Arbresh.info


Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin