Siria nuk dëshiron që të luftojë me Turqinë, ka thënë ministri i punëve të jashtme, Walid al-Moualem, pasi që autoritetet turke thanë që rajoni Iblid në Siri ishte sulmuar nga një zonë e cila kontrollohej nga forcat e qeverisë siriane.
Rusia, e cila e mbështet presidentin sirian, Bashar al-Assad dhe Turqia, e cila është në përkrahje të vazhdueshme të forcave opozitare, e mbështetën një marrëveshje mes dy palëve për ndalimin e luftimeve.
Por, marrëveshja ishte shkelur muajve të fundit, duke detyruar që mijëra civilë të largohen nga shtëpitë e tyre, raporton Reuters, transmeton Gazeta Express.
“Ne shpresojmë që ushtrua jonë dhe ushtria turke nuk do të luftojnë. Ky është principi ynë” tha al-Moualem.
“Ne po e luftojmë terrorizmin, sidomos në Iblid, i cili është territori sirian dhe pjesë e vendit tonë” tha Moalem.
Që nga prilli, forcat e qeverisë siriane kanë zhvilluar fushatë bombardimi, duke lënë kështu mijëra civilë të vrarë.
Rebelët në anën tjetër thanë që aksionet e qeverisë janë pjesë e një fushate e cila do ta parandalojë eskalimin e situatës.
28 prilli vendimtar, marrëveshje apo krizë e re?
“Për të gjithë ata që lehin nga shqipja në anglisht”, Rama: ...
Julian Alvarez bëhet golashënuesi i pestë argjentinas më i m...
Gruaja e Agim Ramadanit përshëndetet me Haxhiun gjatë homazh...
Beteja e Koshares, Haxhiu: Ndër betejat më të lavdishme të h...
Krerët politikë bëjnë homazhe në Koshare