Jam pjesë e një qeverie që në Europë nuk është më e kënaqur me thërrime, është mesazhi që Matteo Salvini ka ndërmend t’i japë administratës Trump gjatë vizitës së tij në Washington, sipas asaj që zëvendëskryeministri italian ka shpjeguar.
Nga Washingtoni, zëvendëskryeministri gjithashtu riafirmon dëshirën për të zbatuar taksën e sheshtë shkruan ATSH
‘’Ne mund të vendosim se si ta rregullojmë atë gjatë viteve, por duhet të ketë një ulje taksash. Ne do të bindim BE-në me numra dhe mirësjellje dhe sido që të shkojë do të ulim taksat dhe BE do të bëjë një arsyetim më të drejtë’’, theksoi ai.
“Italia dëshiron të kthehet në kontinentin europian partner i parë i demokracisë më të madhe perëndimore, por do të ishte një gabim strategjik si tregtar ashtu edhe gjeopolitik largimi i Rusisë nga Perëndimi’’, theksoi Salvini para takimit me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence dhe sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo.
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...
LDK nuk merr pjesë në seancën për presidentin
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...