Amir Rrahmani është në pushime por emri i tij është në ballinat e medieve belge dhe skoceze këto ditët e fundit, shkruan Insporti.com.
Rrahmani përfundoi sezonin me klubin kroat, Dinamo Zagreb në top formë, të cilën e vazhdoi edhe në fanellën e përfaqësueses së Kosovës në dy ndeshjet eliminatore të “Euro2020”, kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë që u zhvilluan në fillim të këtij muaji.
Madje, mbrojtësi nga Prishtina barti shiritin e kapitenit dhe ishte ndër më të mirët për “Dardanët”, të cilët fituan katër pikë nga këto dy ndeshje.
Në saje të këtyre paraqitjeve të mira, reprezentuesi kosovar është duke u kërkuar nga Celtic dhe Standard Liege, gjithnjë sipas medieve belge dhe skoceze.
E ardhmja e Rrahmanit duket larg futbollit kroat edhe pse ka kontratë me Dinamon.
Ditë më parë e përditshmja skoceze “The Scottish Sun” raportoi se kampioni i shumëfishtë Celtic ka nisur kontaktet me klubin kroat për shërbimet e Rrahmanit.
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...