Rep – artistja nga Istogu, Rina Balaj, javën e kaluar i ka njoftuar fansat e saj se ka nisur xhirimet e dy projekteve të reja.
Në njërën prej këngëve, ajo ka bashkëpunuar me yllin e muzikës shqipe, Adelina Ismailin dhe ky projekt pritet të prezanohet shumë shpejt para publikut.
Së fundmi, Rina në llogarinë e saj personale në Instagram, ka publikuar një video nga xhirimet e këtij videoklipi.
“Mezi po pres të ndaj këtë me juve”, shkruan ndër të tjerash ajo.
https://www.instagram.com/p/Byxi7ugnyI5/
Bukuroshet tona shfaqen mjaft atraktive në këtë video, ndërsa kanë vënë në pah linjat e tyre trupore, shkruan Telegrafi.

Kjo është hera e parë që dyshja po realizojnë një projekt së bashku dhe Rina në një nga intervistat e fundit u shpreh se ka qenë ëndrra e saj e fëmijërisë.

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e fansave në rrjetet sociale as këtë herë nuk munguan.


Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...