Shtrati i lumit Llap shumë shpejt do të zgjerohet dhe pastrohet. E për kryerjen e këtyre punimeve është përzgjedhur kompania “Megi Bau GmbH Sh.p.k.” nga Prishtina. Kjo kompani ka dalë fituese në mesin e tetë kompanive sa gjithsej kanë aplikuar në këtë tender.
Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës thuhet se kjo kompani që ka marrë tender prej afër 50 mijë euro është në pronësi të Driton Deshishku e që arbresh.info ka mësuar se ky i u fundit është familjar i ish-deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hashim Deshishku nga e cila parti vjen edhe kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu.
Gjatë ditës arbresh.info ka provuar të kontaktoj me ish-deputetin Deshishku por ky i fundit ka qenë i paqasshëm, ai nuk ka kthyer përgjigje as dërgimit të pyetjeve me shkrim.
E në Komunën e Podujevës kanë thënë për arbresh.info se përzgjedhja në këtë rast ka qenë transparente.
Shefi i zyrës së informimit në këtë komunë, Nazmi Elezi ka shtuar gjithashtu se kompania fituese ka ofruar çmimin më të ulët.
“Të gjitha procedurat e prokurimit janë publike dhe zhvillohen në harmoni me Ligjin e Prokurimit Publik. Edhe në rastin, për të cilin ju keni shprehur interesim, e tërë procedura prokurimit dhe përzgjedhjes së operatorit ka qenë publike dhe transparente. Në mesin e kompanive ofertuese, është shpallur fitues operatori me çmimin më të ulët, që ka plotësuar kushtet dhe kriteret e përcaktuara sipas Ligjit të Prokurimit”, ka thënë ai.
Ndryshe në këtë tender kanë aplikuar tetë kompani të ndryshme, ndërsa çmimet që janë ofruar janë prej 79 mijë e 585 euro deri 47 mijë e 362 euro./arbresh.info/



IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...