Kryeprokurori i Sudanit, Alwaleed Sayed Ahmed Mahmoud, tha të shtunën se presidenti i larguar Omar al-Bashir do të dërgohet në gjyq së shpejti mbi akuzat e korrupsionit lidhur me tre dekadat e tij në pushtet.
Zyra e prokurorisë tha të enjten se Bashir, i cili u rrëzua nga pushteti përmes ushtrisë në prill pas disa muajsh protesta kundër sundimit të tij autokratik 30-vjeçar, ishte akuzuar për korrupsion pas një hetimi paraprak, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Akuzat lidhen me “pasurinë e dyshuar të paligjshme dhe urdhrat emergjente”, tha zyra, pa dhënë më shumë detaje.
Bashir tashmë është akuzuar edhe për nxitje dhe përfshirje në vrasjen e protestuesve të majit.
Prokurorët gjithashtu urdhëruan marrjen në pyetje të tij për dyshimin e pastrimit të parave dhe financimi grupeve të terroriste.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...