Presidenti dhe themeluesi i fondacionit shqiptaro-amerikan “Besa”, Esad Rizai i shoqëruar nga ish-Komandanti i FSK-së, Gjeneral Lejtnant, Kadri Kastrati dhe vëllai i Heroit Tahir Siani, Skender Sinani, kanë vizituar Komunën e Drenasit ku janë pritur nga kryetari Ramiz Lladrovci.
Vizita e tyre është bërë me rastin e shënimit të 20 vjetorit të ditës së çlirimit të Komunës së Drenasit, ku Esad Rizai, ne emër të kryetarit të qytetit të Bronksit të New Yorkut, Ruben Diaz, ka dhuruar mirënjohjen kryetarit Lladrovci.
Në këtë mirënjohje vlerësohet trashëgimia e 12 mijë personave me prejardhje shqiptare të këtij qyteti dhe kontributin që ata vazhdojnë të japin, si dhe meritat kombëtare të heronjve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.

Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...