Gjatë ditës së sotme, në Shqipëri u raportua se FC Prishtina ka arritur tashmë një marrëveshje paraprake me Skënder Gegan, trajnerin që bëri kampion FC Partizanin në Kategorinë Superiore.
Ky lajm ka detyruar FC Prishtinën të reagojë, duke thënë se Mirel Josa ka mbështetjen e plotë të klubit.
Njoftimi i FC Prishtinës:
Prishtina po i vazhdon përgatitjet
Mirel Josa sëbashku me shtabin teknik po kryejnë punën e tyre të duhur
Prishtinë, 14 qershor 2019 – E konfirmojmë edhe njëherë dhe për të disatën herë, se FC Prishtina ka kryetrajner edhe për dy vitet e ardhshme.
Mirel Josës, FC Prishtina i qëndron prapa deri në përpikëri. Josa vazhdon të ketë besimin e plotë nga të gjithë anëtarët e FC Prishtina.
Edhe pse na vije keq që mbase dikush nëpërmjet medieve të ndryshme po provon të trazoj ujë, kryetrajneri Josa dhe futbollistët, me qetësinë optimale janë duke i bërë përgatitjet e duhura në fazën përgatitore në Pejë për ndeshjet e rëndësishme në Europa Ligë.
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...
Orban në prag të zgjedhjeve po merr përkrahje nga influencer...
Kusari-Lila: Uroj të stabilizohet çmimi i naftës, mekanizmi ...
Dërrasat zënë dy punëtorë në Strellc të Deçanit, njëri vdes,...
Presidenti i Irani: Parimet e dëshiruara tonat u pranuan në ...