Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e vjetër Tetovë-Shkup, ku së paku ka një të lënduar, sipas informacioneve të para.
Dëshmitarë okular, thonë se makina ka dalë nga rruga, siç shihet edhe në foto, në përpjekje për të ikur nga dy makina të tjera të cilat me një shpejtësi marramendëse po e ndiqnin nga pas.
Pas ndjekjes, në një farë momenti makina ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur në anën tjetër.
Nga MPB për “Alsat” thanë se një person ka ngelur i aksidentuar me dëmtime të lehta trupore dhe po trajtohet në spitalin “8 Shtatori” në Shkup./Alsat/

Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova