Mëngjesin e sotëm kanë rifilluar përleshjet e armatosura midis qeverisë libiane të njohur nga OKB-ja dhe forcave rivale të saj të lidhura me gjeneralin Khalifa Haftar në qarkun jugor të kryeqytetit Tripoli, raporton Anadolu Agency (AA).
Përleshjet më të ashpra raportohen në rrugën e aeroportit dhe zonën al-Khula, ndërsa shpërthimet janë dëgjuar në rrethe të ndryshme të lagjes.
Të mërkurën vonë, avionët luftarakë të gjeneralit Haftar goditën forcat e qeverisë së njohur nga OKB-ja, të përqendruar në dy zonat Mashrou al-Moz dhe Ain Zara, në jug të Tripolit.
Forcat e qeverisë së njohur nga OKB-ja njoftuan se kanë shkatërruar një tank të forcave të gjeneralit Haftar.
Forcat e Haftarit deri tani kanë qenë të pasuksesshme në përpjekjet për pushtimin e Tripolit nga Qeveria e njohur nga Kombet e Bashkuara në një ofensivë që filloi në prill.
Megjithatë, forcat e tij mbajtën pozicionet në disa zona përreth kryeqytetit.
Libia është zhytur në trazira që nga viti 2011, kur sundimtari Muamar Gadafi u rrëzua nga pushteti dhe u vra në një kryengritje të mbështetur nga NATO pas katër dekadash në pushtet.
Vendi i pasur me naftë që nga ajo kohë ka mbetur peng i dy qeverive rivale. Njëra në lindje të Libisë, me të cilën udhëheq gjenerali Haftari dhe qeveria e njohur nga Kombet e Bashkuara me seli në Tripoli.
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...