Në kuadër të javës së lëvizjes, lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me studentët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
I pari i VV-së ka diskutuar për shkollimin dhe punësimin të rinjve në Kosovë.
Sipas Kurti shteti shoqërisë i nevojitet për pesë komponentë të rëndësishme.
“Shteti i nevojitet shoqërisë për pesë gjëra e këto janë: shkollat, spitalet, fabrikat, burgjet dhe kazermat. Pra për këto i nevojitet shteti shoqërisë. Dy më të rëndësishmet për bindjet time janë shkollat dhe fabrikat. Por ka një gjë edhe më të rëndësishme mes këtyre dyjave e është lidhja mes shkollave dhe fabrikave. Ekonomia dhe arsimi në Kosovë nuk janë mirë pikërisht për shkak se këto të dyja nuk janë të lidhura”, tha tutje Kurti.
Kurtit tutje ka shtuar se investime nuk po ndodhin në Kosovë dhe studentët e arsimuar dhe të kualifikuar profesionalisht kanë ikur nga Kosova.
“Investimet në Kosovë nuk erdhën por dolën jashtë. Pikërisht ata që u kualifikuan dolën jashtë nga Kosova. Neve na ndodhi rrjedhja e trurit. Kështu shumica prej atyre që ishin të diplomuar e profesional dolën dhe ikën nga Kosova. Teza e UNMIK-ut dhe e asaj kohe ishte që njëherë të shkollohemi e të formohemi e pastaj të punojmë. Kështu të rinjtë e diplomuar ikën”, tha Kurti para studentëve./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2286263664968545/?notif_id=1560260794038379¬if_t=live_video_explicit
Garda Revolucionare e Iranit lëshon paralajmërim për anijet:...
Ministri Ferit Hoxha takohet me ministrin e Jashtëm serb: Fo...
Mot me diell të dielën, temperaturat deri në 23 gradë
Peja kalon në gjysmëfinale pas fitores ndaj Yllit, përballet...
Irani: Në Ngushticën e Hormuzit do kalojnë vetëm anijet që p...
Babai i Mateos takon për herë të parë “nusen” Brikenën: “Jam...