“Administrata e Washingtonit është e bindur se Maqedonia e Veriut është në rrugën e duhur për anëtarësim në BE dhe se negociatat me Brukselin duhet të fillojnë sa më parë”.
Këtë e tha zv.ndihmësi i sekretarit shtetëror për Evropë dhe Euroazi, Philip Reeker. Në një deklaratë për AIM ai tha se bisedimet që administrata i bën me aletatët evropian si dhe rekomandimi i Komisionit Evropian për fillimin e negociatave e pohojnë deklaratën e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Çështja për caktimin e datës duhet të shqyrtohet në parlamente dhe qeveritë e vendeve anëtare, por jam i bindur se ky proces është duke lëvizur në mënyrë të mençur”, tha Reeker, i cili nga vitit 2008 deri 2011 ka qenë ambasador i SHBA-ve në Maqedoni.
Në pyetjen nëse vendoset të shtyhet fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, a mund të jetë faktor destabilizues që do të shkaktonte zgjedhje të parakoshme në Shkup, Reeker tha se nuk është i bindur për një gjë të tillë.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...