Kosovo 2.0 organizon instalacionin “Reclamation” në hapësirën tek New Born në të cilin do të flitet për mënyrat se si i njohim gratë dhe kontributin e tyre.
Që prej ditës kur u krijua më 2008, Newborn-i ishte kanvas i flamujve, shënimeve, telave – simbolikës që në thelb ka tentuar të përçojë mesazhe të zëshme.
Këtë muaj, Newborn-i morri një pamje e cila foli më zëshëm sesa herave të tjera. Përmes instalacionit të saj “Reclamation”, gazetarja amerikane Lauren Peace, vendosi fytyrat e 99 grave të Kosovës, që vijnë prej gjeneratave e etnive të ndryshme në secilën shkronjë të obeliskut, si pjesë e një serie interaktive portretesh.
Bashkë me kritikat për estetikë dhe lavdatat, ky instalacion solli debat të gjerë për meritokracinë, përjashtimin, njohjen dhe shfrytëzimin e hapësirës publike.
Derisa debati vazhdon, ne dëshirojmë të thellohemi në diskutimin se cili është mesazhi që autorja synoi ta përçojë dhe si mund ta shfrytëzojmë këtë diskutim që të sfidojmë narrativat e ndërtuara në shoqërinë tonë për ndikimin, pushtetin dhe solidaritetin.
FacebookTwitterLinkedInMore
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...