Po mbahet ceremonia e përurimit te bustit të ish-sekretares amerikane të shtetit, Madeleine Albright.
Nga ora 14:00 u parapa të fillojë “Ecja për liri”, për të vazhduar drejt sheshit “Albright” afër American School of Kosova, për të bërë përurimin e Bustit të Sekretares Albright. Ndërkaq në orën 15:00, do të bëhet vizitë në Bulevardin Bill Clinton, afër shtatores së ish- Presidentit Bill Clinton.
Albright paradite, ka zhvilluar takime të ndara me krerët e shtetit. I pari i shtetit, Hashim Thaçi e ka dekoruar atë me medaljen “Urdhri i Lirisë”. Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj në shenjë mirënjohje, i dhuroi një pullë postare ish-sekretares. E kryekuvendari, Kadri Veseli, i dhuroi një filigran të punuar me dorë nga Prizreni.
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë
Kurti: Anëtarësimi në NATO, objektiv strategjik i yni
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 62-vjeçarja shqiptare,...
Nga Barcelona te Borussia Dortmund, të gjithë të ‘çmendur’ p...